Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar sot në seancën e Kuvendit që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë.
Në këtë listë të produkteve hyjnë; drithërat, kripa, sheqeri, qumështi dhe produktet e qumështit, vaji për ushqim, vezët si dhe disa produkte tjera bazë.