LVV shpenzoi mbi 1 milion e 700 mijë euro për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit

LVV shpenzoi mbi 1 milion e 700 mijë euro për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar raportet financiare të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Aty pasqyrohen të hyrat e shpenzimet e fushatës për zgjedhjet qendrore.

Sipas raportit të publikuar, Lëvizja Vetëvendosje në periudhën 16 gusht – 9 shtator, ka siguruar pak mbi 1,1 milion euro, kurse ka shpenzuar mbi 1 milion e 702 mijë euro.

Sipas këtyre shifrave, del se suficiti mes të hyrave dhe shpenzimeve gjatë kësaj periudhe është gati 590 mijë euro.

Related Articles