LVV mbështet amandamentet e Osmanit

LVV mbështet amandamentet e Osmanit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur mbështetje të plotë për amendamentet kushtetuese që të enjten presidentja Vjosa Osmani i ka përcjellë në Kuvendi i Kosovës, të cilat parashohin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.

Nagavci ka bërë thirrje për deputetët në Kuvend që të votojnë këto amendamente në interes të demokracisë në vend.

“Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit. Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend”, ka shkruar ajo në Facebook.

Related Articles