LVV numëron sukseset e Qeverisë Kurti, Mustafa: Çmimi i rrymës rritet për herën e tretë, VV del me video ku tregon përralla

LVV numëron sukseset e Qeverisë Kurti, Mustafa: Çmimi i rrymës rritet për herën e tretë, VV del me video ku tregon përralla

Raportimet për rritjen e energjisë elektrike kanë ngjallur reagime të shumta, së fundmi Besian Mustafa i LDK-së, ka reaguar pasi LVV ka publikuar një video teksa i kanë renditur ‘sukseset’ e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Enigma.

Por, Mustafa thotë se kjo video u shpërnda për të hedhë një “grusht hi syve” në një kohë kur çmimi i rrymës po rritet për herën e tretë gjatë kësaj qeverie dhe kur çmimet e produkteve janë të larta.

“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!””, ka shkruar Mustafa./GazetaEnigma/

Related Articles