Lëvizja Vetëvendosje sot ka zhvilluar takime elektorale në Gjakovë dhe Prishtinë në kuadër të fushatës zgjedhore, raporton Gazeta “Enigma”.
Kandidati për kryeministër nga LVV në takimin që kanë zhvilluar në kryeqytet i bërë thirrje qytetarëve që ta vazhdojnë mirëqeverisjen.
“Të dashur qytetarë, para katër vjetëve ne kemi bërë thirrje popullit të Kosovës që ta ndalim keqqeverisjen, tash po bëjmë thirrje që ta vazhdojmë mirëqeverisjen. Zgjedhjet e vërteta parlamentare janë në vitin 2029, me 9 shkurt nuk ka zgjedhje, me 9 shkurt ka referendum. E në referendum, siç e dini, janë dy përgjigje: ose po ose jo. Ne themi po e po; këto dy shkronja të arta i kanë tri shifra, një numër: 118, njëqind e tetëmbëdhjetë, më 9 shkurt”, ka deklaruar ai para të pranishmëve.
Ndërsa sot gjatë ditë kanë paralajmëruar edhe për disa takime që do ti zvillojnë në Lipjan dhe Ferizaj.
“Në Lipjan në Sheshin “Adem Jashari” prej orës 17:00, ndërsa në Ferizaj në Sheshin “Adem Jashari” prej orës 19:00″, ka njoftuar LVV. /Gazeta Enigma/