Lëvizja Vetëvendosje sot ka zhvilluar tri tubile elektorale në kuadër tբ fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.
Takimin e parë LVV sot e ka zhvilluar në lagjen “Qyteti i Vjetër” e “Medresë” në Prishtinë.
Ndërsa takimin e dytë Kurti e ka zhvilluar në Rashkovë të Obiliqit.
“Cep më cep vendit qytetarët ndihen shumë më të sigurt sesa janë ndjerë më herët. Sot ishim në Rashkovë të Obiliqit, por kudo, qytet më qytet, fshat më fshat, lagje më lagje, shtëpi më shtëpi është evident ndryshimi i madh që ka ndodhur me Qeverisjen tonë dhe që do të vazhdojë edhe më fuqishëm nga 9 shkurti”, thuhet në njoftimin e LLV.
Takimin e tretë për sot Kurti është duke e zhvilluar në Kastriot.
“Në Kastriot, në rrugëtimin e përbashkët drejt 500 mijë zemrave që rrahin sikur një”, ka njoftuar LVV përmes një postimi në profiline tyre në Facebook. /Gazeta Enigma/