U raportua se në orët e hershme të mëngjesit një fabrik e mobiljeve në Prizren ka marr flakë, njofton Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konifrmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot rreth ores 04:30 në polici është raportuar se në rrugën tranziti I ri , në Prizren ka shpërthyer një zjarr. Nga vendi I ngjarjes policia ka marr informata se një fabrik e mobiljeve ka marr flak. Në vendngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe te gjitha njësit përgjegjëse për hetimin e rastit. Dyshimete para janë se zjarri mund të ketë ardhur nga rryma. Nga viktima deklarohet se dëmi I shkaktuar është rreth 300 mijë euro. Hetimet Rajonale të Policisë në Prizren janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Bytyqi.