Një asamblist i PSD-së në komunën e Podujevës për kalim të kufirit para gjashtë muajve ishte arrestuar nga forcat serbe. Por, Blerim Maçastena sot u lirua ne shtëpi.
Qëndrimi në burg për Maçastenën ka qenë i rëndë.
“Kam dalë të shëtisë në bjeshkë. Kur filluam të kthehemi, ra mjegull dhe terri dhe nuk mundemi ta gjejmë rrugën. Bateria e telefonit filloi të dobësohej. E thirrëm policinë bashkë me Beratit. Policia na pyeti se çfarë po shohim dhe thanë që po vijnë te na. Policia thanë se e kanë lëshuar sirenën por ne nuk mund ta dëgjojmë. Vendosëm që bashkë me Beratin të dalim në fshatin Shtedim”, tregon Maçastena për Klan Kosovën.
“Duke ecur komunikonim vazhdimisht me policinë. Ndërkohë nga një mal shumë i dendur e gjetëm një rrugicë të ngushtë. Filluam ta ndjekim këtë rrugë. Policia e Kosovës ka bërë maksimumin. Ndërkohë ra bateria e telefonit. Vazhduam rrugën. Rruga filloi të zgjerohej. Në ndërkohë hasëm në një kanaçe që shkronjat i kishte çirilicë. E dinim që tashmë ishim në territor të Serbisë”.
Maçastena thotë se gjatë rrugëtimit kishin takuar disa banorë serb të cilët i kishin dhënë informacione për fshatin ku ndodhet.