Macet i kapen për rrota të biçikletës, rrëzohet dhe vdes burri në Angli

Macet i kapen për rrota të biçikletës, rrëzohet dhe vdes burri në Angli

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga biçikleta kur dy mace që përlesheshin në rrugë vrapuan para tij dhe u kapën në rrota.

Babai i dy fëmijëve, Christian Reeves, nga Rugbi, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë në aksidentin në qytetin Warwickshire ndërsa ishte duke shkuar për në punë më 30 korrik, raporton SkyNews.

Duke shkruar në GoFundMe, djali i tij Dominic Reeves tha se ai u transportua me helikopter në spital dhe “luftoi një betejë shumë të vështirë” pas një operacioni për të lehtësuar presionin në trurin e tij.

Megjithatë, pasi nuk iu përgjigj siç shpresohej mjekimit, ai vdiq më 5 gusht

Related Articles