Macet janë tepër të zgjuara

Macet janë tepër të zgjuara


Truri i një maceje ka të njëjtën perspektivë si i një njeriu. Sheh të njëjtat ngjyra si ne, provon të njëjtat emocione. 



Macja, në ndryshim nga qeni, nëse e qëllon, do të të kthejë shpinën, pasi ndihet e lënduar nga ti. Macja mund të ndiejë më tepër energji, të cilat ne arrijmë t’i ndiejmë vetëm përmes meditimit dhe jogës.

Ajo sheh në brendësi, aq sa është e kotë të mundohesh të bësh një fytyrë të dashur përpara njëmaceje, apo ta përkëdhelësh atë, kur ndihemi nervozë. Nëse nuk të pëlqejnë macet, ato, në përpjekje për t’i përkëdhelur, do të sulmojnë ose injorojnë plotësisht. Sillen më keq se një fëmijë.

Kur një maceje nuk i pëlqen dikush, kjo ndodh sepse ai person me siguri është i keq.

Ndërkohë që kur ato e konsiderojnë dikë të mirë, shkojnë dhe i qëndrojnë pranë, edhe pse ai mund të mos i pëlqejë macet. Mundet që macja të mos dojë të të qëndrojë pranë, jo sepse je person negativ, por sepse është duke kaluar një fazë të trishtë të jetës së saj dhe dëshirat e tua nuk vibrojnë në energjinë e duhur. Në raste të tilla, macja ia mbath!

Macet i duan njerëzit me probleme mendore, të dehurit, fëmijët dhe të gjithë ata që qëndrojnë jashtëstandardeve të realitetit.

 Kurse personat që duan vetëm qentë, janë përgjithësisht njerëz autoritarë. Deri nëmomentin që një mace të afrohet, duhet të jesh tepër fleksibël dhe të kuptosh se askush nuk i përket askujt dhe se dashuria është e vetmja ndjenjë që e mban macen pranë teje. 

Macet janë tepër të zgjuara, madje e kalojnë zgjuarsinë  e mendjes njerëzore. Ato të shohin dhe arrijnë të ndiejnë gjithë energjinë që ke përbrenda, gjithçka që pëlqen apo gjithçka që të përfaqëson ty si person”. – V. Mazzola

Related Articles