Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se Franca po dërgon aeroplanmbajtësen bërthamore Charles de Gaulle në Mesdhe, së bashku me avionët e saj luftarakë dhe eskadriljen e fregatave shoqëruese.
Në një fjalim të transmetuar në televizion, Macron tha se kemi dhënë urdhër që aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle” dhe eskortën e fregatave të marrin drejtim për në Mesdhe.
“I kam urdhëruar aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle, asetet e saj ajrore dhe eskortën e fregatave të marrin drejtim për në Mesdhe”, u shpreh Macron.
Ky vendim vjen si përgjigje ndaj përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, mes sulmeve ajrore amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe luftës së vazhdueshme në rajon.
Macron theksoi se zhvendosja (nga Deti Baltik ku ndodhej më parë) synon të mbrojë asetët e aleatëve, të sigurojë rrugët detare dhe të ruajë interesat evropiane në mes të tensioneve të larta.
Kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve për të forcuar praninë ushtarake franceze në zonë, duke përfshirë edhe dislokimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe avionëve Rafale në Lindjen e Mesme.
