Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur për videon e cila u bë virale, ku duket se gruaja e tij po e qëllon me shuplakë atë, raporton Gazeta Enigma.
Ai hodhi poshtë pretendimet e ngritura në rrjet.
Në videon e cila shpejt u bë virale, Brigitte shihet teksa godet burrin e saj përpara se të zbriste nga avioni presidencial.
“Po bëja shaka me gruan time”, u tha Macroni gazetarëve në Hanoi. “Nuk është asgjë”, deklaroi ai.