Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët

Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë telefonata udhëheqësve evropianë, përfshirë Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Në një postim në X, Macron thotë se ka folur me Zelenskyn dhe veçmas me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Macron shton se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe “evropianët gjithashtu domosdoshmërisht do të jenë pjesë e zgjidhjes sepse siguria e tyre varet prej saj”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën, duke punuar në frymën e unitetit dhe duke u bazuar në punën e ndërmarrë brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve “, thotë ai.

Macron shton se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe “evropianët gjithashtu domosdoshmërisht do të jenë pjesë e zgjidhjes sepse siguria e tyre varet prej saj”. 

Related Articles