Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në Francë, saktësisht në Pallatin Elysee.
Ai është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Në disa fotografi të publikuara, shihet se Macron ka pritur ngrohtësisht presidentin serb, Vuçiq.
Në Francë do të zhvillohet Samiti i Paqes , ndërsa të pranishëm në këtë samit do të jenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Po ashtu pritet që gjatë qëndrimit në Francë të ketë edhe takime në mes të përfaqësuesve të Kosovës me presidentin francez, si dhe përfaqësuesit e BE-së.
Ndryshe kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme theksoi se ekziston mundësia që gjatë vizitës në Francë të mbahet edhe një takim në mes tij dhe Vuçiq.