Macron e pret shumë “ngrohtë” Vuçiqin

Macron e pret shumë “ngrohtë” Vuçiqin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në Francë, saktësisht në Pallatin Elysee.

Ai është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në disa fotografi të publikuara, shihet se Macron ka pritur ngrohtësisht presidentin serb, Vuçiq.

Në Francë  do të zhvillohet Samiti i Paqes , ndërsa të pranishëm në këtë samit do të jenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Po ashtu pritet që gjatë qëndrimit në Francë të ketë edhe takime në mes të përfaqësuesve të Kosovës me presidentin francez, si dhe përfaqësuesit e BE-së.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme theksoi se ekziston mundësia që gjatë vizitës në Francë të mbahet edhe një takim në mes tij dhe Vuçiq.

Related Articles