Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar sot se beson se ekzistojnë gjasat për paqe në Ukrainë, raporton Reuters.“Ka perspektivë për paqe, ajo do të vijë në një moment”, tha Macron gjatë konferencës në Romë, që kishte për qëllim që kërkohen mënyrë për promovimin e paqes në botë.
“Në një moment të caktuar, pavarësisht si zhvillohen gjërat dhe kur populli ukrainas dhe liderët e saj të vendosin për kushtet, mund të arrihet një marrëveshje paqeje me palën tjetër”, theksoi Macron.Kujtojmë që Franca në disa adresime që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka theksuar se është e rëndësishme që kanalet diplomatike perëndimore të jenë të hapura për Moskën.
Në anën tjetër në Ukrainë po vazhdojnë luftimet e ashpra, ku forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë infrastrukturën energjetike dhe civile, pavarësisht se Moska vazhdimisht deklaron se ka për objektiv infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.