Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez, 24 orë pasi një votëbesim rrëzoi François Bayrou nga posti i kreut të qeverisë së tij.

Lecornu, 39 vjeç, ishte ndër favoritët për të marrë përsipër detyrën dhe ka kaluar tre vitet e fundit si ministër i forcave të armatosura, me fokus në përgjigjen e Francës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC.

Në një deklaratë, Pallati Elize tha se atij i ishte dhënë detyra e konsultimit me partitë politike me qëllim miratimin e buxhetit të ardhshëm të Francës.

Bayrou e kishte vizituar presidentin disa orë më parë për të dhënë dorëheqjen e tij, duke i hapur rrugën Lecornu të bëhet kryeministri i pestë i mandatit të dytë të Macron si president.

Related Articles