Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dhënë një mesazh të fuqishëm solidariteti për Ukrainën gjatë fjalimit të tij para Parlamentit britanik, ku theksoi se Evropa nuk do ta braktisë kurrë këtë shtet që po përballet me agresionin rus.

Në fjalimin e mbajtur të martën në Pallatin e Westminsterit, Macron bëri thirrje për bashkëpunim të aleatëve në mbrojtje të rendit ndërkombëtar, thirrje që u prit me duartrokitje nga të pranishmit, sipas BBC.

“Sa herë që Rusia e Vladimir Putinit përparon në Ukrainë, kërcënimi na afrohet të gjithëve”, deklaroi Macron.

Ai theksoi se Ukraina është sulmuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia, dhe se Mbretëria e Bashkuar ka reaguar si një aleat i ngushtë i Ukrainës – një angazhim që ai e krahasoi me mbështetjen e ofruar nga Britania për Francën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Mbretëria e Bashkuar është përgjigjur si një ‘aleat’ i ngushtë i Ukrainës, siç ka bërë dekada më parë me vendin e tij”, u shpreh Macron.

Related Articles