Presidenti francez Emmanuel Macron pritet t’i kërkojë Bashkimit Evropian të aktivizojë instrumentin anti-shtrëngim nëse SHBA vendos tarifa për shkak të Grenlandës.
Ky mekanizëm, i papërdorur më parë, do t’i lejonte BE-së të kufizojë importet e mallrave dhe shërbimeve si kundërpërgjigje.
Thirrjes i është bashkuar edhe shoqata gjermane e inxhinierisë VDMA, e cila paralajmëron se dorëzimi i BE-së do të inkurajonte kërkesa të reja nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ky i fundit ka kërcënuar disa vende evropiane me tarifa 10% nga shkurti për shkak të kundërshtimeve ndaj pretendimeve të tij mbi Grenlandën.
