Macron në mbështetje të Zelenskyt: Rusia është agresori, Ukraina është populli i sulmuar

Macron në mbështetje të Zelenskyt: Rusia është agresori, Ukraina është populli i sulmuar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka përkrahur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, pas përplasjes me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kishte një përplajse të madhe mes dy presidentëve, të cilët nuk nënshkruan as marrëveshjen për minerale dhe nuk zhvilluan as një konferencë të përbashkët pas takimit.

“Rusia është agresori, dhe Ukraina është populli i sulmuar… mendoj se ishim në rregull kur ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vjet më parë, dhe të vazhdojmë ta bëjmë atë… ne duhet… të respektojmë ata që kanë luftuar që nga fillimi”, ka thënë Macroni gjatë një vizite në Portugali.

Zelenskyt në përkrahje i ka dalë edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

“Ukrainë, Spanja është me ju”, ka shkruar ai.

Takimi Zelensky – Trump përfundoi para kohë dhe nuk pati marrëveshje për mineralet e rralla.

Related Articles