Presidenti francez, Emmanuel Macron, në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ka folur për sigurinë ekonomike, teksa theksoi se bashkëpunimi në kontinentin evropian duhet të rritet, të jenë më të bashkuar në pikëpamjen tregtare.
“Siguria ekonomike, përfaqësojmë mbi 700 milionë banorë, është një treg shumë i madh dhe më me ndikim se sa tregu kinez. Na duhet të rrisim bashkëpunimin duke hequr barrierat tregtare. Duhet që Europa e madhe të jetë më e bashkuar nga pikëpamja tregtare. Duhet bërë më shumë edhe për integrimin rajonal dhe për zgjerimin. Duhet të veprojmë ndaj konkurrencës së pandershme, do të jemi më të fortë po të rrimë së bashku, do të kemi kapacitete dhe do të mund të mbrojmë tregjet tona. Pra, jemi në një pikë në kohë ku duhet t’i dalim për zot situatës. Nuk e di a ka dorë Zeusi, por rreziqet janë të pranishme. Është koha të ngrihet një sekretariat, ndoshta të përfshijë edhe praninë e KiE dhe kjo do të ishte e dobishme. Faleminderit që na pritët në Tiranë dhe që e doni kaq shumë Europën”, tha Macron.
LEXO EDHE: