Presidenti Francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Evropës që të zvogëlojë varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe të zhvillojë aftësitë e veta mbrojtëse duke marrë një rol më të sigurt në NATO.
Duke folur me gazetarët pas kthimit në Paris nga samiti në Jordani, Macron theksoi iniciativën e tij për të zhvilluar mbrojtjen evropiane si një alternativë ndaj NATO-s.
“Një Evropë më e fortë do të mundësojë që kontinenti ynë të bëhet më autonom brenda NATO-s. Kjo do të thotë brenda NATO-s, me NATO-n, por në të njëjtën kohë pa varësi nga NATO”, tha Macron, siç raportohet nga Wall Street Journal.
“Aleanca nuk është diçka nga e cila duhet të varemi. Aleanca është diçka që unë mund të zgjedh, diçka me të cilën mund të bashkëpunoj… duhet të mendojmë për autonominë tonë strategjike”, tha presidenti francez.