Udhëheqësit evropianë kanë filluar të reagojnë ndaj lajmit për sulm me armë zjarri në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e quajti incidentin “të papranueshëm”, duke shkruar në X se “dhuna nuk ka vend në një demokraci” dhe duke ofruar “mbështetjen e tij të plotë për Donald Trump”, shkruan CNN.
“Sulmi i armatosur që shënjestroi Presidentin e Shteteve të Bashkuara mbrëmë është i papranueshëm. Dhuna nuk ka vend në një demokraci. I shpreh mbështetjen time të plotë Donald Trump”, ka shkruar Macron në X.
The armed attack targeting the President of the United States last night is unacceptable. Violence has no place in a democracy. I extend my full support to Donald Trump.— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 26, 2026
