Macron: S’jemi në luftë me Rusinë, dua të mbaj kontakte me të dy presidentët

Macron: S’jemi në luftë me Rusinë, dua të mbaj kontakte me të dy presidentët

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se ata nuk janë në luftë me Rusinë.

Këto komente, Macron i bëri gjatë një fjalimi drejtuar kombit francez, teksa shtoi se lufta në Ukrainë ka shkaktuar një çarje në Evropë.

Tutje, ai tha se i kushton rëndësi mbajtjes së kontakteve edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan CNN.

Macron shtoi se ai kishte kontaktuar me Putinin për të bërë përpjekje që ta bindë atë t’i heqë armët dhe ta parandalojë zgjerimin e konfliktit me Ukrainën.

Related Articles