Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të mbajë një fjalim televiziv para kombit mbrëmjen e së enjtes.
Kështu ka njoftuar pallati presidencial Élysée të mërkurën.
Macron ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht nga rezultati i votimit të së mërkurës.
Qeveria e Francës me kryeministrin, Michel Barnier është rrëzuar të mërkurën pasi partitë e majta dhe të djathta ekstreme votuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi.
Vota e mosbesimit ka kaluar me 331 vota. Për të kaluar mocionin e mosbesimit nevojiteshin të paktën 288 vota.
Presidenti Macron, i cili fitoi një mandat të dytë në vitin 2022, përshpejtoi krizën duke thirrur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor.
Mandati i tij si president zgjat deri në mesin e vitit 2027 dhe ai nuk mund të detyrohet të largohet nga parlamenti, por “Fronti Kombëtar” dhe e majta e fortë tashmë kanë thënë se ai duhet të japë dorëheqjen pasi ai përballet me krizën e tij më të madhe që nga trazirat popullore të “Jelekëve të Verdhë” të periudhës 2018-2019. /Gazeta Enigma