Maduro do të gjykohet në SHBA

Maduro do të gjykohet në SHBA

SHBA-të arrestuan presidentin venezuelian Nicolas Maduro për t’u gjykuar në SHBA, sipas një senatori republikan i cili thotë se ka folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

“Ai më informoi se Nicolás Maduro është arrestuar nga personeli amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në Shtetet e Bashkuara dhe se veprimi që pamë sonte u ndërmor për të mbrojtur ata që ekzekutojnë urdhrin e arrestit”, shkroi senatori i Utah, Mike Lee.

“Ky veprim ka të ngjarë të bie brenda autoritetit të lindur të presidentit sipas Nenit II të Kushtetutës për të mbrojtur personelin amerikan nga një sulm aktual ose i afërt”, shtoi Lee.

Përpos Maduros, SHBA-të kanë kapur edhe gruan e tij, gjatë sulmeve në orët e para të mëngjesit në kryeqyetetin e Venezuelës.

Related Articles