Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua “i pafajshëm” në të gjitha katër pikat e aktakuzës ndaj tij në një gjykatë amerikane.
Ai po akuzohet për konspiracion për terrorizëm me drogë, konspiracion për importim të kokainës dhe posedim të mitralozëve e pajisjeve shkatërruese, raporton gazeta “The Guardian”.
“Unë jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë” – tha Maduroja para gjykatësit amerikan, Alvin Hellerstein.
Kamerat nuk po lejohen në sallën e gjykatës, por disa gazetarëve u lejohet që të nxjerrin të dhëna nga brenda.
Maduroja dhe bashëshortja e tij nuk i kishin duart të lidhura me pranga. Kështu, presidenti i rrëzuar pati mundësi që t’i shtrëngonte duart me avokatin e tij.
