Liverpool ka dërrmuar rivalin e përjetshëm, Manchester United.
Skuadra e Klopp ka fituar me rezultat të thellë 0-5.
Golat në këtë takim u realizuan nga Salah 3x, Keita dhe Jota.
Pas ndeshjes ka folur, kapiteni i United, Harry Maguire.
“Ne kërkojmë falje për tifozët, nuk ishte aspak e mirë për këtë klub. Ata qëndruan me ne deri në fund dhe ne e vlerësojmë atë, por si klub duhet të bëjmë më mirë”, tha fillimisht Maguire.
“Jam shumë i zhgënjyer, ne u dhamë atyre kaq shumë shanse. Ata ishin aq klinikë, ne kishim shumë raste vetë, por unë jam një mbrojtës dhe të pësosh katër në pjesën e parë, veçanërisht në Old Trafford, nuk është aq e mirë sa duhet”, përfundoi ai./Gazeta Enigma/