Majlinda Kelmendi flet para “Tokio 2020”: Do ta jap makismumin për ta mbrojtur titullin, ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi.

Majlinda Kelmendi flet para “Tokio 2020”: Do ta jap makismumin për ta mbrojtur titullin, ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi.

Lojërat Olimpike që zhvillohen nga data 23 e këtij muaji deri më 8 gusht në Tokio të Japonisë, ka gjetur sportistët tanë gati.

Kampionja e xhudos, Majlinda Kelmendi, në një intervistë të dhënë para fillimit të Lojërave Olimpike, ka thënë se do ta jap makismumin për ta mbrojtur titullin, teksa ka theksuar se ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi.

“Do ta jap maksimumin për ta mbrojtur titullin, por me rëndësi është të jem sërish në podium, ngjyra e medaljes nuk ka shumë rëndësi”

“Jam përgatit mirë, po ndihem ashtu siç duhet të ndihem para kësaj gare” ka thënë ajo.

Ndryshe, Kosova shpreson që të përfaqësohet nga 12 sportistë në Lojërat Olimpike Verore që zhvillohen në Tokio të Japonisë nga 23 korriku deri më 8 gusht.

Kujtojmë se, Lojërat Olimpike Verore në Tokio, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por shfaqja e pandemisë, bëri që mbajtja e tyre të shtyhej.

Related Articles