Majlinda ‘premton’ medalje, por thotë që gara është garë

Majlinda ‘premton’ medalje, por thotë që gara është garë

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, në një prononcim për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) , ka folur për emocionet e saj dhe përgatitjet para Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, duke njoftuar se është gati dhe në formë të mirë, pasi nuk ka pasur lëndime kohëve të fundit.

Xhudistja kosovare premtoi se do të japë maksimumin për t’i sjellur Kosovës medalje olimpike, ndërsa e pranoi se ka presion kur dihet se është kampione olimpike dhe duhet të mbrojë atë titull, por është shprehur se do të bëjë çmos që ta menaxhoj atë.

“Po shpresoj për më të mirën, do të mundohem ta mbrojë titullin. Jam në formë të mirë dhe ndihem mirë, ashtu siç duhet të ndihem para një gare të madhe, por prapëseprapë medalja është medalje, megjithatë e rëndësishme është paraqitja e mirë”, ka thënë Majlinda.

Kelmendi ka shtuar se pret që edhe xhudistët tjerë të fitojnë medalje Oolimpike, ndërsa i ka këshilluar sportistët që këtë ta shohin vetëm si një garë dhe të mundohen ta shijojnë maksimalisht, pasi sipas saj, është një mundësi që ndoshta vjen vetëm një herë në jetë.

Kosova do të përfaqësohet në “Tokyo 2020” me 11 garues, ndërsa kontigjenti kosovar është vendosur në fshatin olimpik. Olimpiada verore “Tokyo 2020” fillon nesër, më 23 korrik dhe zgjatë deri më 8 gusht.

Arritja e sportistëve të Kosovës në Tokio. Video nga Komiteti Olimpik i KosovësPosted by Arbresh.info on Thursday, July 15, 2021

Related Articles