Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Kavajë.
Policia tha se aksidentin u shënua në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, ku shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.