Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë , një i vdekur dhe 2 të plagosur

Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë , një i vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan ku një person ka humbur jetën ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë , 20 km larg qytetit të Elbasanit. Makina ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Related Articles