13 viktima janë shënuar nga i ftohti ekstrem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumica e personave që kanë humbur jetën janë për shkak të aksidenteve me makinë në rrugët e akullta.
Mbi 1.5 milionë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa rreth 5,600 fluturime janë anuluar. I ftohti i acartë i ka çuar temperaturat deri në temperaturat -45℃, njoftuan meteorologët amerikanë.
Stuhia arktike që ka prekur SHBA shtrihet në shumicën e shteteve nga Teksasi në jug e deri në Liqenet e Veriut.