Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka pritur në Prishtinë disa mësimdhënës të cilët kanë kontribuar në vitet e 90-ta.
Malaj, më 7 Mars, për të shënuar ditën që ju kushtohet mësuesve, i vlerësoi ata për punën që bënë në një periudhë të rëndë për vendin.
“Keni bërë shumë për shqiptarinë, për nxënësit e mësuesit”, tha Malaj, duke ju drejtuar mësuesve, tash në pension.
Ndërkohë mysafirët u shprehën se ndihen të nderuar që u ftuan nga ambasada, ku gjatë diskutimit kujtuan atë periudhë.
Mësimdhënësit dhe ambasadori u dakorduan se për mision duhet ta kenë tashmë ta mbajnë shqipen gjallë edhe jashtë trojeve, duke theksuar nevojën e edukimit në shqip për fëmijët e mërgimtarëve.
Ambasadori Malaj, zgjodhi që 7 Marsin ta shënoj edhe në një shkollë në kryeqytet, duke shkuar tek institucioni arsimor që mbanë emrin e Mehmet Gjevorit, për të cilin foli gjatë, duke kujtuar puën e tij që erdhi në Kosovë me qëllimin të hapte shkolla shqipe.
Për këtë nderim u deklaruan falënderues e krenarë edhe familjarët e Gjevorit, që qenë pjesëmarrës në aktivitetin e mbajtur në shkollë.