Malësi e Madhe, makina përplas për vdekje policin në krye të detyrës

Malësi e Madhe, makina përplas për vdekje policin në krye të detyrës

Një polic ka mbetur i vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Koplikut, në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku mjeti tip Benz me drejtues shtetasin E. Z. ka aksidentuar për vdekje policin J. R., 55 vjeç.

Viktima ishte duke shkuar në një vendngjarje kur u përplas nga 32 vjeçari E.Z. dhe vdiq në vend, shkruan A2 CNN.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme./Gazeta Enigma/

Related Articles