Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur për kundërshtimin që ka shfaqur për anëtarësimin e Kosovë në KiE.
Në seancën e sotme, ajo ka theksuar se në delegacionin e Malit të Zi ka anëtarë që janë pro anëtarësimit të Kosovës dhe kundër.
“Ka pasur shumë diskutime për votën, kemi të drejtë të vendosim vet. Për sa i përket delegacionit të Malit të Zi do të ketë vota pro dhe kundër, unë jam, zëri i atyre që më kanë votuar”.
“Nuk po e ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbisë duke e shtyrë para anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill me këtë ngut. Duhet pasë parasysh që nuk janë plotësuar kushtet, kemi premtimet se kur do të ndodhin ato”, ka thënë Vukiçeviq.