Mali rrezikon të shembet mbi fshatin zviceran, rrethë 300 banorë detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre

Mali rrezikon të shembet mbi fshatin zviceran, rrethë 300 banorë detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre

Rajonin e pushimeve Lotschental në Valais të Zvicrës po e kërcënon një rrëzim shkëmbinjsh me përmasa gjigante. Prandaj, fshati alpin i Blatten u evakuua plotësisht për arsye sigurie.

Rreth 300 banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre brenda 90 minutash pasi gjeologët në Zvicër zbuluan se masa të mëtejshme të mëdha shkëmbinjsh mund të shkëputeshin nga një shkëmb poshtë malit Bietschhorn, pothuajse 4,000 metra të lartë.

Mali kishte filluar të rrëshqiste që nga e marta e javës së kaluar: një total prej rreth 1.5 milion metrash kub shkëmbinjsh kishin rënë tashmë drejt luginës, por pjesa më e madhe e tyre u ndalua nga një pellg shkëmbor, shkruan Bild.

Rrëshqitja e dheut në Bietschhorn u ndal pak para një përroi pranë Blatten.

“Rënia e shkëmbit është e afërt”, tha të hënën për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, Matthias Ebener, zëdhënës i stafit të komandës rajonale.

“Situata është serioze. Po përgatitemi për më të keqen”, tha stafi komandues për portalin e lajmeve 20 Minuten. 

Related Articles