Skuadra e Malishevës ka shijuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosoëvs. Malisheva, të mërkurën në kuadër të xhiros së tretë, ka mposhtur skuadrën e Ferizajt.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Liman Gegaj” është mbyllur me rezultatin 3:1 në favor të ekipit vendas.
Për Malishevën, kjo është fitorja e parë në dy ndeshje të luajtura deri më tani. Ndërkohë, Ferizaj regjistroi disfatën e dytë karshi një barazimi në tri xhirot e para. Alban Shillova (19’) nga penalltia, Drilon Hazrolllaj (72’), e Bleart Tolaj (77’) shënuan për fitoren e Malishevës.
Golin e vetëm për mysafirët, e shënoi mbrojtësi Gentrit Halili (90’). Ferizaj ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi Elbasan Thaqi u përjashtua në minutën e 48-të me kartonin e dytë të verdhë.