Malisheva lëshon fitoren në frymën e fundit ndaj Feronikelit ’74

Malisheva lëshon fitoren në frymën e fundit ndaj Feronikelit ’74

Malisheva ka luajtur baras 1-1 kundër Feronikelit ’74 në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës. 

Në pjesën e parë mysafirët arritën të kalojnë dy herë në epërsi me anë të Fatjon Bunjakut, por që të dy golat i anuloi VAR-i.

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, ekipi i Bekim Isufit ia doli që ta gjejë golin.

Në sekondat e fundit të takimit, Feronikeli ’74 ia doli ta gjejë golin e barazimit me Armend Gashin (100+10′) i cili shënoi për 1-1.

Kjo ishte pika e parë që vendasit arritën ta marrin këtë sezon pasi paraprakisht i kishin humbur të gjitha ndeshjet.

Pas kësaj jave Malisheva renditet momentalisht në vendin e parë me 14 pikë, teksa vendasit pozicionohen në vendin e fundit me një pikë.

Related Articles