Malisheva me fitore bindëse ndaj Gjilanit e zë Ballkanin

Malisheva me fitore bindëse ndaj Gjilanit e zë Ballkanin

Malisheva regjistroi fitore bindëse ndaj Gjilanit sot, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t të Superligës së futbollit.

Ekipi i Bekim Isufit triumfoi me rezultat 4:1 për t’iu bashkuar kështu Ballkanit, me të cilin tash e ndan vendin e dytë me pikë të njëjta.

Altin Aliu ishte heroni vendësve me tre gola të shënuar, kurse një tjetër e shtoi Arbër Prekazi.

Nga ana tjetër, golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm për mysafirët e shënoi Bilalli.

Kjo fitore e afroi Malishevën me Evropë, kurse humbja e largoi paksa Gjilanin me gara evropiane, ndonëse ka ende shumë për t’u luajtur.

Related Articles