Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se kjo komunë është fuqizuar me pesë mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, duke përfshirë edhe dy automjete për fshirje të rrugëve.
Kastrati tha se këto pajisje i dhuroi vullnetarisht komuna e Meyrinit të Zvicrës.
“I jemi përherë mirënjohës strukturave vendimmarrëse në Meyrin të Gjenevës, për këtë donacion, që do ti shërbej shumë mirëmbajtjes sa më të mirë të rrugëve kryesore të cilat janë duke u bërë përmes projekteve tona për Malishevën Urbane”, u shpreh kryetari i Malishevës.