Malisheva mposht Drenicën dhe ia shkakton humbjen e pestë radhazi

Malisheva mposht Drenicën dhe ia shkakton humbjen e pestë radhazi

Malisheva ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Vendasit e Malishevës kanë shfrytëzuar terrenin e tyrë për të mposhtur Drenicës, e cila thellohet në krizë me pesë humbje radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët krijuan më shumë dhe gjeten edhe golin.

Goli i vetëm erdhi në minutat shtesë dhe ishte Muhamet Hasani, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë me barabartë, por përsëri ishin vetëm vendasit që arritën ta tundin rrjetën dhe ta sigurojnë fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 89-të me anë të Ilir Mustafës, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Malisheva ngjitet në pozitën e shtatë me 18 pikë apo dy më pak se Drenica e shtata.

Në ndeshjen e radhës, Malisheva luan në udhëtim te Gjilani, ndërsa Drenica e pret Ballkanin. /Gazeta Enigma/

Related Articles