Tash e katër ditë me radhë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë.
Kështu është e bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në nivel vendi.
Nga paraqitja e rastit të parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 2 mijë e 760 raste, prej tyre 2 mijë e 659 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 16 persona.