Malisheva triumfon ndaj Gjilanit me rezultat minimal

Malisheva triumfon ndaj Gjilanit me rezultat minimal

Malisheva ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Gjilani rrezikoi e para me Albin Prapashticën, por që goditja e tij me kokë shkoi pranë portës.

Malisheva u kundërpërgjigj me Valmir Berishën, megjithatë pa sukses.

45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Bilallin, Rrahmanin e Jarovic, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën me Hazrollajn dhe Bunjakun.

E kur pritej fundi i ndeshjes, në skenë doli Fatjon Bunjaku që realizoi një gol spektakolar në minutën e 94-të për 0-1.

Nuk kishte më kohë dhe Malisheva arkëtoi tre pikë në këtë ndeshje ku tani ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Feronikelin ’74. 

Related Articles