Malishevë: 15-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në QKUK

Malishevë: 15-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 15-vjeçarja është dërguar sot në mesditë për ndihmë mjekësore, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e mitura është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Related Articles