Malishevë: Afër 400 qytetarë të prekur nga rriqrat

Malishevë: Afër 400 qytetarë të prekur nga rriqrat

385 perdona janë pickuar nga rriqrar, bën të ditur Raporti i fundit i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Malishevës

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media, ku mes të tjerash thuhet se asnjë nga të pickuarit nuk është i hospitalizuar.

Sipas komunës, meritë e menaxhimit të mirë të situatës është puna e ekipeve mjekësore si dhe sektorëve të bujqësisë dhe emergjencave.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjërata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave dhe kjo padyshim ka ndikuar në informimin e tyre. Po ashtu angazhim në këtë drejtim kanë dhënë edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terrene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike. Këta janë faktorë që mbrojtën banorët që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave. Këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situata me ethet hemorragjike nga rriqrat nuk është tejkaluar tërësisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat, sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fusha”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Related Articles