Malishevë: Dyshohet se një i ri humbi jetën në vendin e punës

Malishevë: Dyshohet se një i ri humbi jetën në vendin e punës

Një i ri po raportohet se ka vdekur teksa po punonte në ndërtim në Malishevë.

Në bazë të informacioneve të mediave lokale malishevase, I.Xh, mosha e të cilit nuk dihet, ka humbur jetën në vendin e punës.

Deri më tani nuk janë zbardhur informacione të tjera lidhur me rastin.

Gazeta Enigma do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera.

Related Articles