Është gjetur i vdekur një burrë në trotuar skaj rruge në Malishevë.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:04.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Terpezë, Malishevë 19.01.2024 – 07:04. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në trotuar skaj rruge. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.