Një 54-vjeçare është zhdukur të hënën e 28 prillit në fshatin Runjevë të Kaçanikut, raporton Gazeta “Enigma”.
Ende janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e saj.
Kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, Mentor Maloku, ka njoftuar se kërkimet po bëhen më dronë dhe në këmbë. “Ende nuk është gjetur, kërkimet janë ende duke vazhduar me dronë por edhe në këmbë”, tha ai për emisionin “Edicioni Special”.
Sakaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar se H.J., momentin e fundit që u pa ishte e veshur me pizhame ngjyrë rozë, dhe tuta ngjyrë kafe.
“Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhame ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg”, tha Veseli.