Maloku: Opozita po kthjellet, duhet të ketë vazhdimësi

Maloku: Opozita po kthjellet, duhet të ketë vazhdimësi

Albiont Maloku, njohës i zhvillimeve politike, vlerëson se partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës janë duke performuar më mirë sesa në të kaluarën.

Ai ka thënë se ato tani duhet t’i përcjellim edhe më shumë veprimet e qeverisë Kurti.

“Kemi një opozitë që ka nisur të kthjellet dhe po angazhohet maksimalisht në rolin e saj. Kjo nuk do të duhej të ishte euforike dhe do të duhej të mbahej kontinuiteti i përcjelljes së veprimeve të qeverisë”, ka thënë Maloku në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Subjektet po provojnë që të japin maksimum që të mos ngelin impotente”.

Maloku më tej ka thënë se qeveria aktuale i ka në shpërputhje të plotë veprimet për dallim nga premtimet që ka pasur.

Related Articles